Kolumbi, mbahen zgjedhjet presidenciale

Qytetarët kolumbianë sot votojnë për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të përcaktohet presidenti i cili do të qeverisë vendin deri në vitin 2022.

Procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale ku garojnë German Vargas Lleras, Gustavo Petro, Humberto de la Calle, Ivan Duque, Sergio Fajardo dhe Jorge Antonio Sarmiento, fillon në orën 08.00 dhe përfundon në orën 16.00 me orën lokale.

Në vendin ku janë regjistruar 36 milionë e 230 mijë votues janë ngritur mbi 11 mijë qendra votimi dhe për sigurinë e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 115 mijë punonjës sigurie.

Ndërkohë, në rast se në raundin e parë asnjë nga kandidatët nuk merr mbi 50 për qind të votave, atëherë kalojnë në raundin e dytë dy emrat që kanë marrë më shumë vota, raund ky i cili mbahet më 17 qershor.

Presidenti i ri do të nisë detyrën më 7 gusht dhe do ta vazhdojë atë deri në vitin 2022 në pallatin presidencial Casa de Narino, në kryeqytetin Bogota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi