Kolegji i Posaçëm e Apelimit seancë dëgjimore me komisionerin e Vetingut

 

 

Rasti i parë i një procedimi disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është ai i komisionerit publik Herald Saraçi, që prej nisjes së punës së tij në qershor të vitit të kaluar.

 Ka qenë ONM-ja ajo që ka kërkuar hetimin disiplinor që më 9 shkurt, pasi janë vërejtur një sërë shkeljesh nga grupi ndërkombëtar i monitorimit ndaj komisionerit Saraçi.

Në seancën e sotme në Kolegjin e Apelimit, Saraçi ka kërkuar thirrjen e Kuvendit si palë e interesuar në proces, por u refuzua. Gjithashtu u refuzua dhe kërkesa e tij për t’u njohur me dosjen dhe për të përgatitur mbrojtjen, pasi Kolegji tha se ka kaluar afati kalendarik 15-ditor për këtë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi