Kokaina në kontejnerin e “Banaking”, detaje nga operacioni në Portin e Durrësit

Task-Forca ka zhvilluar një aksion antidrogë mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se në një kontejner të ardhur nga Ekuadori është zbuluar rreth 30 kg kokainë.

Nga ana e forcave policore vijon kontrolli.

Kokaina u zbulua nga qeni antidrogë.

Mësohet se kokainë është gjetur në një kontejner me banane të ardhur nga Amerika Latine për “Banaking”.

Dyshohet për një sasi rreth 30 kg kokainë të fshehur mes bananeve që me sa duket nuk ka arritur t’i shpëtojë kontrolluesve në Port.

Policia ka nisur shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe marrjen e tyre në pyetje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi