Kokaina e kapur në Mal të Zi kishte destinacion Shqipërinë

Policia e Malit të Zi kapi pak pas mesnate një sasi prej 18 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, ndërsa arrestoi 34-vjeçarin shqiptar Arvid Halili si posedues të saj.

Lënda narkotike u sekuestrua në pikën e kalimit kufitar të Debela Brijeg, që lidh Kroacinë me Malin e Zi.

Autoritetet malazeze bën të ditur se në hyrje të Malit të Zi nga Kroacia, një mjet tip BMË, me targa franceze, i drejtuar nga 34-vjeçari Halili, është veçuar për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet një sasi e madhe droge në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit.

Droga ishte e ndarë në paketime të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të mbështetje me shirit.

Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, por nga verifikimet paraprake policia bëri të ditur se dyshohet për një sasi prej 18 kilogramësh.

Megjithatë pesha e saktë do të përcaktohet pas matjeve që do të bëhen në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

34-vjeçari shqiptar është arrestuar ndërsa malli i është dorëzuar efektivëve të Departamentit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi