Kohë pasi këndoi “Osman Agën”, Ivica Daçiç përbetohet: Serbia, kurrë kundër Turqisë!

Pasi këndoi “Osman Agën” për Erdoganin, gjatë një vizite të këtij të fundit në Serbi kohë më parë, kreu i diplomacisë së Beogradit, Ivica Daçiç, është përbetuar duke thënë se Serbia kurrë nuk do jetë kundër Turqisë.

“Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni të atyre që duan të punojnë kundër Turqisë dhe nuk do të sigurojë strehim për dikë që do të luftuar kundër interesave turke, shtetin turk dhe miqtë tanë turq”, tha Daçiç, deklaratë e bërë gjatë ceremonissë së hapjes së Konsullatës së Serbisë në Antalia, ku i pranishëm ishte dhe homolgu i tij, Mevlut Çavushoglu.

Ai tha se pothuajse 100,000 turistë nga Turqia, por edhe shumë turistë nga Serbia në Turqi, u shënuan vitin e kaluar në Serbi.

“Mendoj se mund të bëjmë shumë më tepër. Dy vendet tona kanë hequr vizat. Ky është një nga nivelet më të larta të miqësisë midis dy vendeve. Ne gjithashtu futëm një regjim të tregtisë së lirë, kështu që ne vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, shtoi Daçiç.

“Ju e dini që këtu në Turqi ka një numër të madh qytetarësh që janë dhe tanët gjithashtu. Lëvizjet historike ishin të tilla që ka shumë njerëz prej tanëve që jetojnë këtu. Gjithashtu, ekziston në vendin tonë dhe turqish, por edhe popullsi muslimane, që ka një simpati të veçantë ndaj Turqisë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi dhe duhet ta përdorim atë në funksion të një jete të përbashkët dhe të interesave të përbashkëta mes Serbisë dhe Turqisë”, ka thënë Daçiç. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi