“Koha për të reflektuar”, Meta reagon sërish për Antishpifjen: Mos ecet para me kokëfortësi në rrugën e censures, ftoj palët…

Më datë:

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me paketën ‘Antishpifje’ kthyer një ditë më parë prej tij, e që kreu i grupit parlamentar të PS tha se do e votojnë sërish në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

“Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.
Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”.- shkruan Meta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 63-vjeçari vdes pas goditjeve, tre të rinj në kërkim

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim...

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën...

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër, adoleshenti në pranga në Kakavijë

Është vënë në pranga në Kakavijë 17-vjeçari i cili...

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...