Koçiu: Mbi 28 mijë konsulta mjekësore në QSH verore. Pushuesit: Shërbim fantastik

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka ndarë në rrjete sociale dëshmi të pushuesve të cilët kanë zhvilluar konsulta në qendra shëndetësore verore.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Koçiu thotë se 34 qendrat verore janë të hapura 24/7 në bregdetin e Durrësit.

“Nga 1 qershori deri më 22 korrik, në 34 qendrat shëndetësore verore janë kryer 28 528 konsulta mjekësore. Ky numër i lartë vizitash tregon lehtësimin e aksesit në shërbimet e kujdesit shëndetësor si dhe rritjen e besimit të pushuesve te ekipet mjekësore që shërbejnë në këto qendra”, shkruan Koçiu.

“Shërbimi ishte fantastik. S’kam çfarë them më shumë. Ishte hera e parë që vija dhe jam shumë i kënaqur”, thotë një pushues.

“Gjithçka mirë, kontrolli mirë, shkëlqyeshëm”, tha një tjetër.

“Jemi prej Maqedonisë së Veriut. Kemi ardhur këtu prej një jave. Kemi patur dy raste që kemi ardhur tek qendra për shkak të fëmijëve. Jemi shumë të kënaqur”, u shpreh një tjetër.

“Jam i mahnitur nga shërbimi. Kam parë që shërbimi në çadra është bërë jo vetëm shqiptarëve, por edhe të huajve”, u shpreh një tjetër pushues.

“Shumë mirë. Shërbimi është 24 orë. I kanë mikëpritur mirë të gjithë ata që kanë shkuar”, tha një tjetër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...