KLP mbledhje plenare online, emërohen krerët e Prokurorive në disa rrethe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar sot një mbledhje plenare online.

Ky këshill ka bërë emërimin e prokurorëve të përkohshëm.

Vendime të marra në mbledhjen plenare, 16.02.2021

Sot në datën 16.02.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të zj. Nurihan Seiti dhe zj. Esmeralda Keshi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të anëtarëve z. Alfred Balla dhe z. Kostaq Beluri dhe me miratimin e të gjithë anëtareve, rendit të ditës janë shtuar edhe dy çështje për diskutim dhe miratim; miratimi i raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.

Gjithashtu, Këshilli u njoh me propozimin e anëtarit z. Vatë Staka për të shtuar në rendin e ditës shpalljen e vakancave për prokuror në Prokurorinë e Posaçme sipas kërkesën drejtuar Këshillit nga drejtuesi i SPAK, z. Arben Kraja pas miratimin nga Kuvendi me datë 28.01.2021 të numrit të përgjithshëm të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme i cili është 20 prokurorë. Propozimi është mbështetur me 4 (katër) vota pro (z. Gent Ibrahimi, z. Alfred Balla, z. Vatë Staka dhe z. Tartar Bazaj) dhe rrëzuar me 5 vota kundër.

Seanca plenare shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli miratoi unanimisht raportet për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit zj. Flora Reka, z. Alfred Shehu, z. Binas Nina, z. Dritan Gina, z. Albert Kuliçi dhe z. Çlirim Sino.  Një kopje të raporteve i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi për caktimin e përkohshëm për një periudhë tre mujore në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër të z. Lazër Çardaku; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë të zj. Ollga Visi; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec të znj. Dorina Bejko; për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër të z. Julian Çafka.

Pasi u njoh me prezantimin e raportit vjetor të Komisioneve të Përhershme te Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë gjatë vitit 2020, Këshilli i miratoi ato. Raportet do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi