Klasi vazhdon: një gol nga 70 metra prej Wayne Rooney. Mrekullohuni! (video)

Wayne Rooney po jeton një tjetër  zenit të karrierës së tij, kësaj here në SHBA.

Ngjashëm si me Ibrahimovich, ai dhuron spektakël në fushat amerikane dhe më e fundit shfaqje mbresëlënëse është një gol nga 70 metra.

Pas magjisë që ofroi vite me radhë te Manchester United, ai u kthye në Everton, dhe më pas erdhi koha që të shkojë në rrugën e bashkatdhetarëve të tij të nisur në mes të shekullit të 17-të.

Rooney u vendos në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, ku veshti fanellën e DC United.

Në një përballje me Orlando City-n, 10 minuta para ndeshjes Rooney shënoi një gol nga 70 metra. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi