https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Kjo është komuna e parë që e ndërpren grevën, nesër nxënësit fillojnë mësimin - Drita Tv

Kjo është komuna e parë që e ndërpren grevën, nesër nxënësit fillojnë mësimin

Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësuesve, e cila ka nisur ditë më pare dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave të kësaj komune do t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.

Vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, së bashku me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore.

“DKA së bashku me drejtorët e shkollave në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve të dala nga SBASHK-u, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton mësimdhenësit e të gjitha IEA-ve që të mbizotrojë arsyeja dhe mësimi të fillojë që nga nesër duke besuar fuqishëm se këto kërkesa do të realizohen së shpejti në koordinim mes Qeverisë, MASHT-it dhe SBASHK-ut”, ka thënë Gagica.​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi