Kjo bimë shërben për shërimin e sëmundjeve të zemrës!

Vadha e egër është një bimë drunore, me fruta në ngjyrë të kuqe të tharta, që u qëndron lehtësisht temperaturave të ulëta dhe gjen shtrirje kudo, sidomos në zonat malore.

Trungu i saj i lëmuar dhe i përhimët, rritet deri në 20 metra lartësi. Gjethet janë pendore dhe të dhëmbëzuara, ndërsa lulet e bardha kanë aromë të këndshme dhe grumbullohen majë degëzave. Prej tyre lind fruti rruzullor me fara.

Bima lulëzon në qershor-korrik dhe shfrytëzohet për frutat e saj kurative, të cilat janë të pasura me vitaminat C, P, E, K, karotinë, vajra eterikë, 3% acide organike, taninë, 8% sheqerna, materie të hidhura etj. Ndërsa në fara ka më së shumti vajra yndyrorë, rreth 22%.

Frutat vilen para ngricave të para dhe thahen në vende të ajrosura, ose në furra me temperaturë 70-80 gradë C. Ato kanë veti të njohura dietike, diuretikedhe antireumatike dhe përdoren me sukses në kura të ndryshme. Veç përdorimit të çajit me përdorim të jashtëm, ato janë të mira dhe kundër njollave në lëkurë dhe pezmatimeve të saj, ndërsa konsumimi i tyre para ushqimit, lehtëson tretjen dhe qetëson stomakun.

Kurimi i sëmundjeve të zemrës.

Merret një lugë kafeje me fruta të thata të vadhës dhe hidhen në një gotë me ujë të ftohtë. Enën e mbyllim dhe e lëmë të pushojë për 8-10 orë. Më pas, e ngrohim pa e lënë të vlojë dhe e kullojmë me kujdes. Këshillohet të konsumohen 2-3 gota të saj, pas ushqimit.

Pezamtimi i lëkurës

Për përdorim të jashtëm merret një lugë kafeje me fruta të thata dhe hidhet në 100 ml ujë. Vlohet për 5 min, pastaj kullohet. Me tretësirën e përftuar shpërlahet vendi i pezmatuar ose mukoza e gojës dhe fytit, disa herë në ditë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Përjetime të tjera të çajit dhe frutave të vadhës:

Eleminon yndyrën në gjak;

Lufton pezmatimin e mëlçisë;

Ulin tensionin e gjakut;

Ndalin gjakderdhjen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi