16.5 C
Tirana

Kinë, shënohet rritja më e lartë e rasteve me COVID-19 në 2 muajt e fundit

Më datë:

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19 prej të cilave 19 me burim nga jashtë vendit.

Kjo është shifra më e lartë ditore e shënuar që nga 14 prilli kur u regjistruan 89 raste.

Thuhet se 36 prej rasteve brenda vendit janë shënuar në Pekin dhe 2 në rajonin Liaoning ndërsa rastet me burim nga jashtë vendit 17 në Guangdong dhe nga një rast në Shangai dhe Chongqing.

Komisioni shëndetësor ka informuar se nuk janë shënuar humbje të jetëve për shkak të COVID-19.

Në testet e bëra dje në Pekin pas mbylljes së tregut të produkteve bujqësore i cili ishte i lidhur me rishfaqjen e pandemisë dhe që shkaktoi një rritje të numrit të rasteve, u raportua se 46 persona dolën pozitiv në teste.

Pas rasteve të përcaktuara u morën masa të ndryshme ku në 11 vendbanime përreth tregut u zbatua kufizimi i daljes në rrugë, u pezulluan aktivitetet në ambientet sportive dhe u pezullua mësimi në 9 shkolla.

Numri i rasteve në Kinë deri më tani është rritur në 83.132 ndërsa numri i vdekjeve në 4.634.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...