Kinë, rritet në 3.200 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) është rritur në 3.200, njoftoi sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në vend,(AA).

Sipas Komisionit, në 24 orët e fundit 13 persona kanë vdekur, ndërsa 11 raste të reja janë zbuluar nga autoritetet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.824.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 123 vende në mbarë botën.

Numri global i vdekjeve tani ka shkuar në rreth 5.000, me më shumë se 132 mijë raste të konfirmuara, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila shpërthimin e shpalli “pandemi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi