Kinë, raportohen 30 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19

Më datë:

Kina sot konfirmoi se 25 nga 30 rastet e reja të koronavirusit janë të importuara.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se pesë rastet e transmetuara në vend janë raportuar nga provinca juglindore e Guangdong.

Në një deklaratë, komisioni tha se tri vdekje u raportuan të shtunën nga provinca Hubei, kryeqyteti i së cilës është Wuhani, që njihet si vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi.

“Në Hubei nuk raportohen raste të reja të infeksioneve të konfirmuara, asnjë rast i ri i infeksioneve të dyshuara dhe tre të vdekur”, thuhet në deklaratë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Kinë është 81.669, kurse numri i vdekjeve në 3.329.

Rreth 76.964 njerëz janë shëruar, ndërsa 295 janë në gjendje kritike.

Hong Kongu ka raportuar 862 raste dhe katër vdekje deri më tani, Tajvani 355 raste dhe Makau ka 44 raste, sipas komisionit.

Që nga e shtuna, gjithsej 186 pacientë me COVID-19 janë shëruar në Hong Kong, 50 në Tajvan dhe 10 në Makau, shtoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...