Kinë, nisjet në hapësirë vazhdojnë përkundër pandemisë

Në mesin e pandemisë globale të koronavirusit, Kina sot ka nisur një grup satelitësh në orbitë.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, disa satelitë me telekomandë u dërguan në hapësirë nga Qendra e Nisjes Satelitore Xichang në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Një raketë transportuese Long March-2C u ngrit nga qendra e lëshimit me satelitët rreth orës 11:43 të mëngjesit sipas kohës lokale

Raporti theksoi se satelitët kanë hyrë në orbitat e planifikuara dhe do të përdoren për zbulimin elektromagnetik të mjedisit dhe teste tjera teknologjike.

Kjo nisje është e fundit në aktivitetet e vazhdueshme hapësinore të Kinës, të cilat nuk u ndalën krahas shpërthimit të COVID-19 që filloi dhjetorin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e mbi 3.280 personave në Kinë dhe më shumë se 16.760 në të gjithë globin.

Në fillim të këtij muaji, Kina nisi satelitët e navigimit dhe komunikimit që do të përdoren për navigimin e automjeteve pa shofer, rrjedhjen e saktë të anijeve, si dhe operacionet e aeroplanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi