Kinë: dhëndëri mes dy nusesh, skena që po bëhet hit në rrjete

Një skenë e pazakonte dasme ka ndodhur në Kinë, e cila është bërë hit në rrjete.

Një grua e ekzagjeroi duke shpresuar që të martohej me ish-partnerin e saj, duke iu shfaqur këtij të fundit me fustan nuseje mu para syve të gruas me të cilën po lidhte kurorë.

Ajo i lutej e përgjërohej me fjalët “unë jam fajtore”, në përpjekje për t’ja kthyer mendjen ndoshta në castin më të paduhur.

Thuhet se dhëndëri e la për dallimet mëdha në karakter.

Ai u befasua dhe u përpoq ta qetësonte, e njëherësh iu drejtua të ftuarve: “Kemi një situatë të papritur, por ndoshta kjo është fytyra e vërtetë e dashurisë”

“Nëse pyet se çfarë është vërtet dashuria, është përkushtimi i jetës suaj për dikë tjetër”, shtoi dhëndëri mes dy nusesh.

Përdoruesit e rrjetit social në Kinë më së shumti e dënuan të parën në komentet e tyre.

“Mos shkatërroni lidhjen e dikujt tjetër për të kënaqur obsesionin tuaj”, shkroi një përdorues /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi