https://www.aiguillealpine.co.uk/http://perpustakaan.unla.ac.id/wp-includes/MESINSLOT/https://cafesach.com.vn/https://shootless.nl/http://www.smartiming.co.uk/https://thali.pl/https://www.contraloriapereira.gov.co/https://fia.ui.ac.id/-/stoto/https://iac.ui.ac.id/qris/https://stroumfaki.gr/https://nipscollege.co.ke/https://memorialsignworld.com/https://healthcareinkenya.com/https://bayscaffolding.co.nz/https://www.prottoy.cu.ma/https://ideasvibe.com/https://www.ffl.si/https://fhunizar.ac.id/https://sgs.sheratongrandesukhumvit.com/https://disability.ui.ac.id/maxwin/https://www.fodecc.cm/https://shiki.cu.ma/https://www.fodecc.cm/Samuel-Donatien-Nengue/https://nfd.com.tr/https://eedesign.co.uk/https://defender.org.br/https://fosfobox.com.br/http://estima.xgeo.pl/
Kinë – Chunying: Do të luftojmë deri në fund në çdo luftë tregtare - Drita Tv

Kinë – Chunying: Do të luftojmë deri në fund në çdo luftë tregtare

 

 

Ministria e Jashtme kineze ritheksoi të premten qëndrimin e saj mbi lëvizjet e fundit tregtare të ShBA-së duke thënë se Pekini do të luftojë deri në fund në çdo luftë tregtare, sipas Radios Ndërkombëtare të Kinës (CRI).

Zëdhënësja e MPJ kineze, Hua Chunying, deklaroi në konferencën e përditshme për shty se vendi i saj u kërkon Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin vendime të arsyeshme dhe të kujdesshme.

Pavarësisht paralajmërimeve të forta nga grupet e biznesit dhe ekspertët e tregtisë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi të enjten një memorandum, mbi bazën e të cilit mund të vendosen tarifa doganore shtesë deri 60 miliardë dollarë amerikanë importe nga Kina dhe kufizimet mbi investimet kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, një këshilltar tregtar i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se hakmarrja mund të ishte e vështirë për Kinën.

Në përgjigjen e saj, zëdhënësja Hua Chunying u shpreh se këto komente tregojnë një keqkuptim të situatës duke nënvlerësuar vendosmërinë dhe aftësinë e Kinës për të mbrojtur interesat e saj të ligjshme dhe çmimin që duhet të paguajë SHBA-ja për veprimet e saj arbitrar. /ATSH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi