Kina njofton sanksione hakmarrëse për zyrtarët amerikanë mbi të drejtat e ujgurëve

Në një veprim hakmarrës, Kina njoftoi sanksione ndaj ligjvënësve amerikanë dhe një të dërguari për çështjen e të drejtave të ujgurëve në Xinjiang.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se Pekini vendosi sanksione për zyrtarët në Komisionin SHBA-Kinë, respektivisht siç raportoi e përditshmja Global Times, ambasadorin për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Browback, senatorin në Florida, Marco Rubio, senatorin në Teksas, Ted Cruz dhe kongresmenin në New Jersey, Chris Smith.

Të premten, Kina tha se do të ndërmarrë masa reciproke kundër SHBA-ve për shkak të sanksioneve ndaj një një anëtari të lartë të Partisë Komuniste Kineze dhe tre zyrtarëve të tjerë për abuzime të të drejtave të njeriut në rajonin kinez Xinjiang, që është shtëpia e muslimanëve ujgurë.

Komisioni SHBA-Kinë është një komision ekzekutiv i kongresit që u krijua për të monitoruar të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kinë, i cili paraqet një raport vjetor tek presidenti amerikan dhe Kongresi.

Të enjten, Departamenti i Thesarit i SHBA-ve sanksionoi sekretarin e Partisë Komuniste Kineze në rajonin Xinjiang, Chen Quanguo.

Sipas njoftimit të SHBA-ve, Chen u emërua në rajon në vitin 2016, me një “histori famëkeqe të intensifikimit të operacioneve të sigurisë” në rajonin autonom Tibet për të përforcuar kontrollin mbi pakicat etnike të këtij rajoni.

Zyrtari i lartë i qeverisë po ashtu njihet si “arkitekti” i kampeve të paraburgimit masiv në Xinjiang.

Përcaktimet e sanksioneve janë në bazë të Aktit Global Magnitsky, që u miratua nga Kongresi Amerikan në vitin 2016.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi