20.5 C
Tirana

Kina dënon fluturimin e avionit ushtarak amerikan mbi Tajvan

Më datë:

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Chunying, në një konferencë të zakonshme për shtyp bëri deklarata lidhur me fluturimin e avionit transportues ushtarak të tipit “C-40A” të SHBA-ve mbi Tajvan.

Chunying mbrojti idenë e saj se SHBA-ja me këtë veprim ka shkelur normat themelore të ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo theksoi se “Kina e kundërshton kategorikisht këtë dhe e dënon në mënyrë të fuqishme”.

Duke i bërë thirrje SHBA-ve që të ndalë këto veprime “të paligjshme dhe provokative” Chunying tha se “Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të mbrojë me vendosmëri interesat e saj për sovranitetin, sigurinë dhe zhvillimin kombëtar”.

  • Avioni transportues ushtarak amerikan hyri më 9 qershor në hapësirën ajrore të Tajvanit

Sipas lajmeve në shtypin e Tajvanit, ministria e mbrojtjes kishte deklaruar se më 9 qershor avioni ushtarak “C-40A” i ushtrisë amerikane hyri në hapësirën ajrore të Tajvanit dhe se nuk mundi të kryejë ulje në aeroportet ajrore të vendit.

Avioni i ngritur nga ishulli Okinawa i Japonisë, kaloi mbi Tajvan dhe fluturoi në Azinë Jugore.

  • Statusi i Tajvanit

Në vitin 1949 pasi Mao Zedong erdhi në pushtet në Kinë, Chiang Kai-shek dhe disa anëtarë të qeverisë u vendosën në Tajvan dhe shpallën pavarësinë duke pretenduar se pushteti i “Republikës së Kinës” që u formua në 1912 vazhdon në ishull dhe kjo iniciativë nuk u pranua nga Kina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...