KIEV – Zelensky: Bisedime pozitive me të dërguarit amerikanë për luftën në Ukrainë

Më datë:

 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner për rigjallërimin e përpjekjeve diplomatike që synojnë përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sipas Zelenskyt, biseda “pozitive” u zhvillua gjatë një ndalese në aeroportin e Kishinjevit  në Moldavi, menjëherë pas takimeve që ai zhvilloi me partnerët evropianë të Ukrainës.

Presidenti ukrainas falënderoi Witkoffin dhe Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, për gatishmërinë e tyre që të punojnë intensivisht gjatë javëve në vijim për t’i dhënë një shtysë të re diplomacisë së paqes.

“Ne e kuptojmë se sa e përqendruar është vëmendja e botës te situata me Iranin. Megjithatë, qëllimi ynë i përbashkët për paqe në Evropë mbetet në axhendë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.

Ai bëri të ditur se gjatë bisedës u diskutuan gjithashtu perspektivat në kuadër të samitit të ardhshëm të Grupit të të Shtatëve (G7) dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme të planifikuara për muajin qershor.

Telefonata erdhi pasi presidenti Zelensky u takua të dielën në London me kancelarin gjerman Friedrich Merz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer. Udhëheqësit evropianë i kërkuan Rusisë të pranojë një armëpushim dhe të hyjë në negociata.

Javën e kaluar, ai kishte shprehur pakënaqësi për faktin se negociatorët amerikanë nuk kishin udhëtuar ende në Ukrainë, megjithëse më herët kishte deklaruar se vizita e tyre pritej të zhvillohej në mesin e muajit prill.

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur muajt e fundit një rol ndërmjetësues në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, konflikt që vazhdon prej më shumë se katër vitesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...

GJKKO me vendim për dosjen “Laert Haxhiu”, ndahen procedurat për të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e...

Banorët denoncojnë rrethimin me tela me gjemba në Baks-Rrjoll

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë...

Vrasja e 27-vjeçarit, gjurmë të reja: gjendet makina e autorit të dyshuar

Makina në foto që shihni i përket autorit të...