Kërkohet transparencë në prokurimin publik

Demokracia Plus (D+), në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kanë organizuar konferencën e fundvitit, në të cilën u fol për sfidat e prokurimit publik në vitin që po lëmë pas dhe perspektivën për vitin 2018.

Isuf Zejna, menaxher i Programit D+, tha se monitorimi i prokurimit publik ka kaluar nëpër shumë sfida këtë vit që po e lëmë pas, duke theksuar se ka pasur shumë mos transparencë. D+ ka monitoruar gjithsej 5 komuna.

“Monitorimi i prokurorimit në 5 komuna ka filluar me zhvillimin e raporteve fillestare. Të gjeturat e monitorimit ne OSHP kanë qenë; konsistenca e vendimeve, ekspertizat, konfliktin e interesit, vonesat në vendimmarrje, institucionet me më së shumti ankesa, dy aktakuza për bordin dhe një zyrtar i akuzuar. Komunat të cilat janë monitoruar janë: Prishtina, Gjakova, Peja, Gjilani, Vushtrria”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Safet Hoxha ka thënë se raportet për prokuromin publik po arrijnë të evidentojnë të metat e sistemit. Sipas tij, krijimi i Këshillit konsultativ është arritja më e madhe e këtij viti.

“Sot po e përfundojmë vitin me një raport shumë të mirë që ka arrit mi evidentuar të metat e sistemit. E mira e kësaj është qe çdo ditë po shohim raporte të mira që lidhen me prokurorimin publik”.

“Ne kuptimin e monitorimit deri para 6 muajve kemi pas monitorim të shpërndarë, por që nga gushti kemi caktuar zyrtarë qe monitorojnë zona të caktuara. Në planin e trajnimeve kemi pasur rezultate të mira. Kemi trajnuar nje numër të madh të zyrtarëve. Një ndër të arriturat më të mëdha është themelimi Këshillit Konsultativ i prokurorimit publik. Ky do të jetë një instrument qe harton politika në fushën e prokurormit publik”, tha ai.

Blerim Dina, kryetar i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ka bërë të ditur se OSHP-ja ka pranuar mbi 500 ankesa nga operatorët ekonomik për një vit, ku nga 500, janë shqyrtuar mbi 400 lëndë. Ai gjithashtu shtoi se seancat kanë qenë transparente, ku të pranishëm kanë qenë gazetarë e shoqëri civile.

“OShP gjatë këtij viti 541 ankesa, OSHP ka shqyrtuar 459. Vitin po e përmbyllim me 82 ankesa me të cilat po punojmë. Sistemi i OSHP për shqyrtim të ankesave është i qasshëm. Deri më tani nuk kemi ndonjë vërejtje nga ndonjë operator ekonomik për shqyrtim të ankesave. Në disa seanca kanë marrë pjesë edhe gazetarë media dhe shoqëri civile”, tha ai.

Stephen Carpenter kryeshef i projektit TEAM/USAID tha se sistemi i ri i E-prokurorimit nuk lejon manipulime e sidomos në pjesën e tenderëve, sistem ky i cili është përkrahur nga Qeveria e Kosovës.

“Kemi dështime në vlerësimin e tenderëve. Për t’i adresuar këto ndjeshmëri kemi trajnuar më shumë se 1000 zyrtarë në fusha të ndryshme. Si rezultat i këtij operacioni të madh të gjithë zyrtarët janë të trajnuar në E-prokurorim dhe mund ta përdorin sistemin në punën e tyre të përditshme. Përmes punëtorive ne ju kemi ndihmuar komunave. Qeveria e Kosovës e ka përkrahur E-prokurorimin. Qeveria tashmë i shpall 100% të tenderëve përmes këtij sistemi. Dhe nga janari i detyron të gjithë operatoret që kërkesat e tyre t’i parashtrojnë përmes sistemit”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi