Kërcënohet me armë dhe dhunohet përfaqësuesi i një partie në Tropojë, vëllezërit shkatërrojnë ambientet e QV, kapet njëri

Policia e Tropojës ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim dy të tjerë (vëllezër të autorit), pasi kanë kërcënuar me armë zjarri dhe goditur me sende të forta një shtetas.

Uniformat blu të Tropojës njofton se është kërcënuar dhe dhunuat me sende të forta shtetasi A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik, ndërsa më pas vëllezërit kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e shkollës që shërben si qendër votimi, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një shtetas, si dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë, vihet në pranga njëri nga autorët, shpallen në kërkim dy të tjerë (vëllezërit e tij).
Nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 0489, e cila ndodhet në shkollën e fshatit Lekbibaj, është kërkuar ndërhyrja e Policisë për një konflikt në ambientet e shkollës.

Pas marrjes së vendimit Nr. 01 datë 25.04.2021, janë afruar shërbimet e Policisë dhe nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.
Gjithashtu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Lekbibaj, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”.
Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj. dhe po punohet për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Me vendim të Qendrës së Votimit, Nr. 2, datë 25.04.2021, ora 13:35, Policia është larguar nga QV dhe procesi i votimit vijon normalisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi