Këputet linja 35 kV në Fushë-Arrëz, Puka pa energji elektrike që prej mesnatës

Puka dhe të gjithë rrethint e saj kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se gjatë natës territori i Pukës ka qenë nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, duke bërë që linja 35 KV në Fushë Arrëz të këputet.

Kjo linjë furnizonte të gjithë zonën me energji elektrike dhe për pasojë, tani Puka ka mbetur në errësirë.

Që prej mesnatës në Pukë dhe fshtrat rreth nuk ka energji eletkrike. Nga ana tjetër, ende nuk ka një njoftim nga grupet OSHEE-së për situatën në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi