KËMBËNGULJA/ Thaçi: paqja dhe integrimi i Kosovës, nga një korrigjim kufijsh

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mendon se projekti i shkëmbimit të territorit me Serbinë, apo thënë ndryshe i korrigjimit të kufijve, është mundësia më e mirë për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO.

“Marrëveshja do të sillte stabilitet dhe paqe më të madhe në rajon. Ajo do t’i lejonte Kosovës që të bashkohej me BE-në dhe NATO-n”, tha Thaçi gjatë një ndalese në Vjenë.

Ai theksoi se nuk do të ketë kufij etnikë, por, siç tha, të dy vendet do të mbeten multietnike.

Sipas tij, marrëveshja e duhur do të thotë se kurrë nuk do të ketë një luftë mes tyre.

“Qytetarët do të jetojnë një jetë më të mirë, pasi marrëveshja do të përmirësonte gjendjen ekonomike, do të krijohej më shumë vende pune dhe kufijtë do të hapeshin”, shpjegoi Thaçi, duke vënë në dukje se modeli që ai po promovon është një “model europian”.

Shanset për arritjen e një marrëveshjeje të suksesshme, sipas mendimit të tij, kurrë nuk kanë qenë më të mira se sor, pasi si BE e SHBA i japin një mbështetje asaj. Madje dhe Rusia.

“Është një risi që Rusia do të jetë e gatshme të mbështesë marrëveshjen, të cilën të dy palët do ta pranonin”, tha Thaçi.

E ndërkohë, kreu i shtetit të Kosovës hodhi poshtë akuzat për avokimin e një “Shqipërie të madhe”.

“Nuk do të ketë ‘Shqipëri të madhe’, pasi nuk do të ketë ‘Kosovën e madhe’. Në vend të kësaj, ne po përpiqemi ta integrojmë rajonin në hapësirën europiane”, tha presidenti Thaçi. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi