Kazakistan apo Keshistan? Gjysmë milion banorëve do u paguhen borxhet nga shteti

Gjysmë milioni banorëve të Kazakistanit do t’iu paguhen borxhet nga qeveria, si një “veprim i rrallë” për të ndihmuar më të varfrit e vendit aziatik.

Ministrja e punës dhe Mbrojtjes Sociale, Svetlana Zhakupova, tha se shteti do të përdorë fondet buxhetore për të pakuar rreth 245 milionë euro borxhe që banorët i kanë në kredi.

Vendimi vjen pas një dekreti presidencial ku thuhet se vendi e ka obligim të lehtësojë barrën e qytetarëve të vet.

Kjo masë prek jetimët, familjet me persona të sëmurë, dhe ata që marrin asistencë sociale e që nuk kanë kryefamiljar.

Dekreti presidencial bëri me dije se ky është një veprim që ndodhë një herë dhe vetëm njëherë.

Përfituesit e kësaj mase nuk duhet të kenë kredi më të mëdha se 7000 euro.

Kazakistani është një prej vendeve me zhvillim më të shpejtë në Evropë, kryesisht për shkak të pasurisë nëntokësore të metaleve, ndërsa implementimi i këtyre politikave sociale do të përmirësonte edhe më tepër standardin e jetesës.  /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi