Kavajë, abonenti s’lejon kontrollin qëllon me armë grupin e OSHEE

Pasditen e sotme një grup pune i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë kontrollit dhe verifikimeve që po bënte në terren ka hasur në kundërshtimin e një abonenti, i cili nuk ka pranuar.

Pas debatit, OSHEE njofton se abonenti Dritan Kanapari përdori armën e zjarrit ndaj punonjësve të OSHEE duke qëlluar në drejtim të tyre, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pas ngjarjes abonenti është ndaluar menjëherë nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armës së zjarrit, çifte.

“Gjatë ushtrimit të detyres për kontrollin dhe verifikimin në terren të abonenteve, sot rreth orës 16:oo, grupi i punës së OSHEE Drejtoria Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencen e abonentit Dritan Kanapari, i cili përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar. Ngjarja ndodhi në Kavajë” thuhet në njoftimin e OSHEE.

Nga ana tjetër familjarët thonë që kanë goditur me shkelma derën, nga ku Kanapari është trembur duke menduar se është ndonjë sulm keqbërësish siç i ndodhi përpara disa muajsh dhe ka shtirë në ajër me cifte të cilën e ka me leje. Ndërsa versioni i policisë thotë që ka shtirë me cifte në drejtim të tyre.

Kujtojmë që Dritan Kanapari është sulmuar, në shtëpinë e tij disa javë më parë nga persona ende të paidentifikuar dhe arrestuar nga policia, nga ku mbeti i plagosur me plagë të shumta në trup. Versioni i policisë mund të konsiderohet si një tjetër sulm ndaj tij. Megjithatë në ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth kësaj çështje.
/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi