KAVAJË, PUNIMET NË QENDËR THUAJSE NË PËRFUNDIM

Vetëm 4 vite pas sistemimit të pedonales në qendër të Kavajës, të gjitha pllakat kanë lëvizuar duke çuar dëm miliona lekë të investuara në kuadër të projektit të “Rilindjes Urbane”.

Përveç dëmit financiar, gropat e krijuara në sheshin para Xhamisë janë kthyer prej kohësh në një problem për vetë qytetarët, të cilët jo pak herë kanë dëmtuar automjetet e tyre. Kjo situatë ka bërë që Bashkia aktuale të vihet në lëvizje dhe të përmirësojë gjendjen në të cilën ndodhet qendra e qytetit.

Punimet për këtë zonë po bëhen me ritme të shpejta, me qëllim që edhe qarkullimi i automjeteve të jetë më i lehtë.
Jo pak herë këto pllaka janë rikonstruktuar, por punimet e dobëta që në zanafille kanë bërë që rregullimi të jetë provizor dhe jo i qëndrueshëm. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve pranë Bashkisë Kavajë, Z.Arnold Kariqi u shpreh se për qendrën e qytetit nuk është punuar me seriozitet dhe punimet aktuale nuk duket se do të zgjasin përgjithmonë.

Rikonstruksioni total i qendrës së qytetit ishte pjesë e projektit të qeverisë Shqiptare “Rilindja e Qendrave Urbane”, projekt i cili i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 5 milion euro përfshirë mbjelljen e palmave, rikonstruksionin e bulevardit numër 1 si dhe kompleksit të dyqaneve të vjetra në krah të Xhamisë. Kësaj shume do ti bashkohen edhe miliona të tjera për të riparuar këto defekte.

Por jo më shumë se 3 ditë pllakat në qendër të qytetit do të jenë të rikonstruktuara dhe të përfunduara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi