Kavajë, PD e sulmoi, Redjan Krali i përgjigjet në distancë; tri punë brenda 24 orëve!

Ditën e djeshme Partia Demokratike e Kavajës e sulmoi Kryetarin e Bashkisë z.Redjan Krali për investime dhe punë si të Rilindjes, vetëm për fasadë. Ndonëse jo drejtpërdrejt nuk ka munguar as reagimi i këtij të fundit, i cili ka zgjedhur në formë shumë interesante për t’i kundërshtuar këto pretendime të të djathtëve.

Përgjigja e parë e Redjan Kralit ka ardhur pa kaluar as 1 orë, me një investim të bashkisë në Njësinë Administrative në Synej ndërsa pa mbushur 24 orë ai publikon edhe investimin e tretë të institucionit që drejton.

Nga Synej me pastrimin e kanaleve kulluese duke vazhduar në fshatrat Seferaj dhe Vorrozen për të përfunduar sot me riparimin e sistemit të ndriçimit po në Njësinë Administrative Synej, duke i rikthyer kësaj njësie ndiçimin e plotë.

Më posht do të gjeni publikimet me foto dhe orare në facebook të Kryetarit të Bashkisë Kavajë z. Redjan Krali:

Dje në orën 11:31 –
“Tani në Synej ?! Bimët e egra dhe papastërtitë nuk lejonin as të shikoheshin kanalet kulluese e jo më të ishin funksionale ??♂. Mirënjohje punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve për punën e palodhur në shërbim të komunitetit. Puna vazhdon ??…
#punaeshtepergjigja #bashkiaKavaje #bashkeperqytetintone
#punetemiracdodite

Dje në orën 17:00 –
“✅ Seferaj ✅ Vorrozen ??. Bashkëpunim i shkëlqyer i Drejtorisë së Shërbimeve me Bordin e Kullimit ?? për të përmbyllur me sukses fushatën e pastrimit dhe rehabilitimit të kanaleve të shumtë kullues/vaditës që deri dje kanë qenë shkak përmbytjesh për plot zona të qytetit. Çdo ditë në përmbushje të zotimit tonë. Puna do të jetë e vetmja përgjigje. #bashkiaKavaje #drejtoriaeSherbimeve #bordikullimit #bashkeperqytetintone #punetemiraçdodite

Sot në orën 12:05 –
“Në njësinë administrative Synej, pas kaq shumë kohe, errësira ⚫? nuk do të jetë më problem për banorët e zonës. Në terren kolegët e shërbimeve po merren me plotësimin e kokave ndriçuese ?dhe ndërrimin e atyre të dëmtuara. Faleminderit për punën e palodhur dhe gatishmërinë, pavarsisht kushteve të motit ?!
#punaeshtepergjigja #bashkiaKavaje #drejtoriaesherbimeve #qytetindriçuar?#punetemiraçdodite”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi