
Partia Demokratike e Kavajës ka sulmuar sot Bashkinë e Kavajës dhe kryetarin Redjan Krali për investimin në mbjelljen e palmave në qendër të qytetit dy muaj më parë duke e cilësuar atë një makiazh të rilindjes.
Sipas saj çdo ditë rrezikohet jeta e qytetarëve nga rrëzimi i palmave.
Statusi në facebook i Partisë Demokratike:
“LAJM I FUNDIT
E mbolli kryetari i përkohëshëm 2 muaj më parë! Bie palma në mes të Kavajës, rrezikohet jeta e qytetarëve. Makiazhi Rilindas nuk është punë, është mashtrim që bie shpejt…”

