18.5 C
Tirana

Kavajë/ Humbi jetën gjatë çmontimit të një skele, policia arreston drejtuesen teknike.

Më datë:

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin ditën e djeshme në punë, ka arrestuar drejtuesen teknike të punimeve, pasi një 59-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në çmontimin e skelave.

Njoftimi i Policisë:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavajë, ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E.Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë  administrator i firmës dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat, dhe e shtetasit  M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hapet të shtunën tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Duke nisur nga nesër, 24 Maj, hapet për qarkullimin...

OBSH: Nuk ka shpëtim për Gazën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) jep alarmin se sistemi...

Shëngjin, aksioni pastrimi para çeljes së sezonit

Një ditë para çeljes së sezonit turistik, në Shëngjin...

Berisha: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të denoncojë...