Kavajë/ Elton Elezi fiton garën dhe zgjidhet kryetari i Ri i PS-së

Nga sot Partia Socialiste e Kavajës do të drejtohet nga Elton Elezi, i cili ka dalë fitues në zgjedhjet e sotme për kryetar të PS -së Kavajë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali, i cili nëpërmjet një statusi ka konfirmuar se sot u mblodh Asamblea e Partisë Socialiste Kavajë për të zgjedhur Kryetarin e ri të saj për bashkinë Kavajë.

Sipas tij votimi ka qenë demokratik dhe Elton Elezi ka marrë më shumë vota se kundërshtari i tij në garën për këtë post, Ledjo Hysa teksa ka shprehur vlerësimin e tij për të dy kandidatët.

“Kryetari i Ri i PS- së Kavajë Elton Elezi do të këtë detyrën e re për riorganizimin, ripërtëritjen dhe rritjen e mëtejshme të numrit të anëtarsimeve të reja në rradhët e partisë më të madhe të vendit”, shkruan kryebashkiaku Krali.

Statusi i z. Redjan Krali në facebook:

“Sot u mblodh Asamblea e Partisë Socialiste Kavajë për të zgjedhur Kryetarin e ri të saj për bashkinë tonë. Votimi demokrat nxorri fitues z.Elton Elezi të cilit i urojmë suksese në detyrën e re për riorganizimin, ripërtëritjen dhe rritjen e mëtejshme të numrit të anëtarsimeve të reja në rradhët e partisë më të madhe të vendit. #PartiaSocialisteShqiperise #bashkemeteforte #PartiaSocialisteShqiperiseKavaje

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi