13.5 C
Tirana

Kavaja “zhgënjeu” Metën, rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi

Më datë:

Kutitë e Kavajës kanë surprizuar vetëm Ilir Metën, pasi pritshmëritë e tij publike për tjetërsim votash nuk rezultuan të tilla.

Hapja e 91 kutive rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi , pasi numëruesit herën e parë ishin përpjekur jo për t’i hequr, por për t’i shtuar vota kryetarit të partisë së lirisë megjithëse shifrat ishin modeste, vetëm dy vota të marra padrejtësisht.

Procesi i rinumërimit nxori në dritë një tjetër fenomen, kandidatit më të votuar në Bashkinë e Kavajës, Elton Rroshi, kushëriri i ish kryebashkiakut socialist i ishin shtuar 27 vota të pamerituara, që KAS ia hoqi.

Në radhët e socialistëve komisionarët ishin treguar zemërgjerë me drejtuesin politik të partisë socialiste Pandeli Majko duke i kaluar 80 vota të cilat iu shpallën të pavlefshme në rinumërim.

Sot pritet që të mbyllen 4 kutitë e mbetura të bashkisë Kavajës për te vijuar me 56 QV-të e Rrogozhinës qe i japin fund rinumërimit në të gjithë qarkun Tirane.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...