Kavaja me mjete moderne për Shërbimin Zjarrfikës, ambasadori i Austrisë: Mbështesim Shqipërinë drejt BE- së

Më datë:

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, ka ritheksuar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë shqipërinë në proceset integruese të saj.

Nga qyteti i Kavajës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të një makine dhe mjeteve të tjera moderne për Shërbimin Zjarrfikës të këtij qyteti, ambasadori Steiner tha se ndihet i lumtur që marrëdhënia e mirë dhe niveli i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve nuk mbetet vetëm në nivel qeverish, por prej vitesh ai është shtrirë edhe në nivele të tjera, duke kontribuar në sektorë të ndryshëm me qëllim përmirësimin e shumë shërbimeve në Shqipëri.

“Qeveria e re e krijuar rishtazi nga janari i këtij viti do të vazhdojë ta mbështesë Shqipëri në proceset e saj integruese. Në mënyrë ekspilicide në programin e qeverisë Austriake është përmendur që Qeveria Austriake do të përkrahë intensivisht në mënyrë të vazhdueshme procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimit në Bashkimin Europian. Unë jam shumë i lumtur që kjo marrëdhënie e mirë nuk ekziston minidis dy vendeve tona vetëm në nivele shtetërore, por që kjo marrëdhënie e mirë dhe përkrahje ekziston edhe në nivele lokale, ku njerëzit me iniciativën e tyre private ndihmojnë në një bashkëpunim edhe më të suksesshëm”, tha ambasadori.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, u shpreh se mardhëniet e shkëlqyera dypalëshe kanë ndikuar në rritjen e bashkëpunimit ndërsa i ka falenderuar miqtë nga Austria për ndihmën dhe mbështetjen e pakyrsyer ndaj shërbimit Zjarrfikës dhe mjeteve moderne të dhuruara.

Me ndihmën e Shoqatës Austriake për Krijimin dhe Promovimin e Njësisë Vullnetare të Zjarrfikësve është krijuar sot në Kavajë Njësia e parë Vullnetare e zjarrfikëse në Shqipëri e përbërë vetëm nga vullnetarë.

Në më pak se 1 vit, Shërbimi Zjarrfikës i Kavajës është ndihmuar me dy mjete të reja dhe paisje moderne nga austria.

Në shenjë mirënjohjë për kontributin e madh dhe angazhimin e vyer që Komandanti Jozef Shvarc-men-seder i ka ofruar qytetarëve të Kavajës, Këshilli Bashkiak i mbledhur posaçërisht me datë 20 Janar 2020, i rakordon atij titullin “Qytetar Nderi” për misionin e palodhur në sektorin zjarrfikës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...