Fisnik Qosja do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Kavajës për 4 vitet e ardhshme.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në një prononcim për mediat tha se Kavaja iu kthye qytetarisë.
Ai komentoi edhe takimin me kundërshtarin e tij politik në këtë garë, socialistin Redjan Krali, i cili teksa pranoi humbjen e takoi dhe u largua duke e uruar për fitoren.
Ne jemi qytetarë të Kavajës, nuk shohim ndasitë politike. Ishte një garë mes dy rivalëve politikë, qytetarët vendosën që të isha unë.
Po të ishte e kundërta, edhe unë të njëjtën gjë do të bëja.
Edhe 3-4 kuti janë për t’u numëruar nuk besoj që do ndryshojë shumë.
Kavaja iu kthye qytetarisë, sepse Kavaja nuk i duron padrejtësi dhe arrogancën, është qytet që reagon.
Ka reaguar edhe kundër PD, edhe PS, edhe kundër njerëzve që u kanë bërë padrejtësi”, tha Qosja.