KAS rrëzoi kërkesat për Gjirokastrën, PD-LSI: Tre anëtarët morën nënurdhra politikë, shpresojmë tek Kolegji Zgjedhor, do i drejtohemi edhe Kushtetueses

Përfaqësuesit e PD dhe LSI janë shfaqur të pakënaqur për rrëzimin e kërkesave të tyre nga KAS për zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës.

Ivi Kaso i PD ka deklaruar se shpreson në një vendim ndryshe nga Kolegji Zgjedhor tashmë që të çojë në shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër.

Po ashtu ai tha se duhet një hetim i plotë i çdo aspekti të zgjedhjeve të 25 prillit.

‘’Mos marrë provat që do vërtetonin pretendimet, të bëhet hetim i plotë i çdo aspekti të masakrës zgjedhore Shpresojmë në Kolegjin Zgjedhor për vendim ndryshe. Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në zonën zgjedhore të Gjirokastrës. Ia kemi detyrim gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që dolën masivisht dhe që përqafuan alternativën tonë për ndryshim, por edhe gjithë shqiptarëve.’’- tha Kaso.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i LSI pas vendimit të KAS deklaroi se nuk do të ankimohet vetëm në Kolegj Zgjedhor, por edhe në Gjykatën Kushtetuese.

 

‘’Kjo është vendimmarrje e programuar. KAS ka marrë një vendim duke mos vendosur një standard të caktuar. Siç tha dhe Kolegu KASO do i drejtohemi edhe Kolegjit Zgjedhor, por edhe GJykatës Kushtetuese për të shpallur këto qendra të pavlefshme. Qëllimi ka qenë denigrimi dhe goditja e opozitës. Duke parë që sot KAS është njohur edhe nëpërmjet nënkomisioneres me prova shteruese alarmante, nuk kuptojmë 3 anëtarët e KAS që me nënurdhëra bënë mos vendoset standardi nga kjo trupë kolegjiale. ‘’- tha përfaqësuesi i LSI.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi