Kapiteni Agolli: Jam ende pjesë e kombëtares

Edhe pse nuk është pjesë e skuadrës për miqësoren ndaj Turqisë, Ansi Agolli vazhdon të jetë pjesë e ekipit kombëtar.

I ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport, kapiteni i kombëtares zbulon arsyen pse nuk është pjesë e kombëtares për miqësoren e 13 nëntorit. “Trajneri më telefonoi dhe më shprehu besimin e tij. Për të, unë vazhdoj të jem pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares. Mendoj se trajneri Panucci ka një projekt afatgjatë te Shqipëria dhe kërkon të provojë sa më shumë lojtarë. Kjo është arsyeja kryesore që unë nuk jam pjesë e këtij grumbullimi, pasi bëhet fjalë thjesht për një ndeshje miqësore”, tha Ansi Agolli.

Ndonëse vitet rëndojnë mbi supet e tij, Agolli është duke kaluar një formë të shkëlqyer me skuadrën e Qarabag dhe kjo është një arsye e fortë që ai ende të mos e mendojë tërheqjen nga futbolli, por me shumë dëshirë është gati të kontribuojë edhe për ekipin kombëtar në eliminatoret e radhës.

“Tërheqja ime nga kombëtarja? Këtë nuk mund ta them, në futboll nuk mund të bësh parashikime, nuk e di edhe për sa kohë do të luaj. Gjithsesi, ndihem i kompletuar për ato çfarë kam arritur me Shqipërinë. Jam kapiteni i kombëtares dhe kam luajtur në një Kampionat Europian”, deklaroi Agolli./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi