Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar para pak minutash një motoskaf, në brigjet e Mitilinit në detin Egje, i cili transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Turqi.
Sipas burimeve policore, anti droga greke ishte në dijeni të transportit të drogës,dhe menjëhëre u vunë në ndjekje të trafikanteve, të cilët dyshohet se po transportonin sasi të mëdha kanabisi nga brigjet shqiptare në ato turke, në detin Egje,ku edhe do ta këmbenin me heroinë.
Mësohet se një helikopter i Frontex dhe disa motovedeta të rojes bregdetare, munden të gjejnë njërin prej motoskafeve të tranfikantëve, në momentin që dilte prej brigjeve turke,i ndjekur prej policisë turke.
Mbas ndjekjes për gati dy orë, roja bregdetare hapi zjarr duke nxjerrë jashtë funksionit motorrët e gomones së trafikantëve.
Deri tani mësohet se janë arrestuar tre trafikantë, identitetet e të cilëve nuk bëhen publike, ndërsa vazhdon operacioni për gjetjen e një gomoneje të dytë në të cilën dyshohet se janë ngarkuar sasi të mëdha kanabisi.
Gomonia e sekuestruar dhe të arrestuarit po dërgohen në portin e Mitilinit, ndërsa gjatë orëve në vazhdim, priten detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Dy vite me pare, nje motoskaf shqiptar, u ndalua ne brigjet e ishullit Kea ne detin egje, me me shume se 1500 kg kanabis ne bord,ne pranga rane 3 skafiste dhe 3 bashkepunetore te tyre ne toke,mes tyre nje bisnesmen i njohur grek.