Kapet 21-vjeçari që tentoi të kultivonte kanabis

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili është kapur duke tentuar të kultivojë kanabis në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

Mësohet se i arrestuari është Flavio Prenga dhe po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Vijon kontrolli masiv i territorit nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit.

Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Mirditë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit, në fshatin Sheshaj, Mirditë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 21 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.     

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi