10.5 C
Tirana

Kapen 8.3 ton drogë në bregun perëndimor të Meksikës

Më datë:

Marina meksikane njoftoi dje, të premten, sekuestrimin në Paqësor të 8.3 tonëve drogë, një sasi rekord e kapur në Meksikë në një operacion në det.

Vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), tha Marina në një deklaratë, pa specifikuar llojin e drogës.

“Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar, nuk ka asnjë precedent të këtyre përmasave më parë”, thuhet në deklaratë.

Konfiskimi u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán, në bregun perëndimor të Meksikës.

Gjatë operacionit, Marina arrestoi gjashtë varka – pesë me motorë jashtë dhe një gjysmë zhytëse rreth 15 metra të gjatë – si dhe 23 persona.

Kapja më e madhe e drogës në historinë e Meksikës, 23 ton kokainë kolumbiane, u bë në nëntor 2007.

Për dekada, Meksika ka qenë një qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriut, një aktivitet që shumë kartele po luftojnë për ta kontrolluar.

Shteti i Michoacan-it, në brigjet e të cilit ndodhi konfiskimi, është skena e konflikteve të pandërprera midis bandave kriminale, mes të cilave karteli i fuqishëm i Gjeneratës së Re të Jalisco-s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi...

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të...

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Privilegj të shpreh gatishmërinë time për të kontribuar

 Kryeministri Edi Rama njoftoi se i është përgjigjur ftesës...

Vrasja me çekiç në Krujë, sherri ndodhi për një fërkim makinash

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e...