Kantilenë 1 Nga: Durim Çaça

Kantilenë 1

gjethet që bien mbi gjethe
drita që bie mbi dritë
malli që bie mbi mall
bora që bie mbi borë
rima që bie mbi rimë
ah, ashk që bie mbi ashk
loti që bie mbi lot

nëpër largësin’ blu ku
gjarp’ron udh’ e kuqe e mollëve

ëndrra që bie mbi ëndërr
drita që bie mbi dritë
gjuha që bie mbi gjuhë
dora që bie mbi dorë
si jambi që bie mbi jamb
dhembja që bie mbi dhembje

gjith’ sa bien që amëshimi
i ruan për lavdin’ e zjarrin

rima që bie mbi rimë
shendi që bie mbi shend
buzët që bien mbi buzë
vala që bie mbi valë
sheboja përmbi shebojë
si hymne për heroj të rënë
nën flamuj të panjohur

drita që bie mbi dritë
si përmallje mbi përmallje
hojet që bien mbi hoje

puthja që bie mbi puthje
odet që bien mbi ode…

Nga: Durim Çaça

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi