Kane synon Championsin dhe Kupën: Me Mourinhon skuadra ka besim

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane beson që trajneri Jose Mourinho mund t’iu ndihmojë të fitojnë trofe.

Javën e kaluar Spurs shkarkuan Mauricio Pochettinon derisa në vendin e tij u emërua Jose Mourinho.

Tekniku portugez e filloi mjaftë mirë aventurën në klubin londinez, pasi në ndeshjen e parë mposhtën West Ham, transmeton KosovaPress.

Sulmuesi i Kombëtares angleze ka thënë se Mourinho dëshiron të fitojë trofe dhe ky është synimi kryesor i klubit.

“Trajneri ka fituar trofe në çdo klub që ka qenë. Dëshiron të fitojë. E kam bërë të qartë se dua të fitoj trofe. Do të jetë një vit i rëndësishëm për ne. Synimi është Liga e Kampionëve dhe FA Cup. Kur ndonjë trajnerë ka reputacionin si Mourinho, të sjellë besim dhe skuadra beson se do të arrijmë shumë”, deklaroi ai.

Tottenham për momentin është në vendin e 10-të me 17 pikë, 20 më pak se Liverpool.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi