Kandidati i PD për bashkinë Shkodër , Xhemal Bushati është shprehur se Velipoja është një prej njësive më të rëndësishme turistike në vend.Ai ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative, Velipojë, të cilët i kanë shprehur një sërë problematikash që lidhen me infrastrukturën e munguar në disa fshatra, kaosin gjatë sezonit turistik, mungesën e administrimit të plazhit dhe një sërë problematikash të tjera ndërsa premtoi se menjëherë pas zgjedhjeve do nisë puna për sezonin turistik.
“Në Velipojë shoh potencialin, por edhe mungesën e investimeve dhe harresën. Unë e kam një plan konkret për Velipojën. Ta kthejmë Velipojën në një motor ekonomik dhe në një destinacion elitar të turizmit në Shqipëri. Si një njeri i biznesit, nuk mund ta pranoj këtë realitet. Aq më tepër, boshatisjen dhe braktisjen e Velipojës.”, tha ai.