Kandiç: Ushtari serb zgjohet nga vaji i foshnjës që e vrau në Kosovë!

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiç, në një postim të vetin në Twitter gjatë këtij muaji ka përkujtuar vrasjen e mbi 40 civilëve shqiptarë në fshatin Tërnje nga 25 marsi deri më 1 prill 1999.

Kandiç ka thënë se për këtë vrasje kanë folur dy pjesëtarë të brigadës së motorizuar 549 të Ushtrisë jugosllave gjatë gjykimit të Sllobodan Milloshevçit në vitin 2002.

“Njëri prej tyre tha se zgjohet nga vaji i foshnjës që e vranë. Komandant i kësaj brigade ka qenë Bozhidar Deliç. Heroi”, ka shkruar me ironi Kandiç.

Natasha Kandiç është një humaniste nga Serbia e cila ka zbuluar dhe ka dëshmuar për krime të ushtrisë e të policës serbe në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi