Kancelarja Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë. Renditja sipas ‘Forbes’

Më datë:

Kancelarja Angela Merkel është shpallur gruaja më e fuqishme në botë. Revista amerikane, ‘Forbes’, ka bërë të ditur emrat e grave më të fuqishme në botë për vitin 2020, ku kryesor Merkel. Merkel pasohet ne liste nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Përveç tyre, në pesë pozitat e para renditen edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, -është thënë në deklaratën e revistës që ka renditur emrat. Nga pozita e pestë dhe në dhjetë, Forbes ka përmendur këta emra, Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...