Kanabis, vjedhje, dhunë e të dehur në timon, 10 të arrestuar në Tiranë

10 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kanabis, vjedhje, dhunë e të dehur në timon, këta janë të arrestuarit nga blutë e Tiranës.

NJOFTIMI

Specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 18 vjeç dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasin Xh. A., 19 vjeç pasi nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre shtetasve iu gjet e sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

Specialistët në Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, bënë arrestimin e shtetasit V.M., 29 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasve: Y. H., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij; A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit Xh. K., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit B. H., 61 vjeç. Punohet për identifikimin e bashkëpuntorit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasve:

-A. Z., 51 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.C., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-P. H., 51 vjeç; A. K., 28 vjeç dhe Gj. A., 32 vjeç pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-K. K., 27 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit” u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi