Kanabis, kokainë, pistoletë e thikë, arrestohen 5 persona në Tiranë, pranga dhe 4 shoferëve

Policia ka arrestuar 5 persona në Tiranë pasi janë kapur me drogë e armë.

22-vjeçari F.M, u kap në banesë me sasi kanabisi kurse tre të rinj së bashku me një 58-vjeçar në një ambient u gjetën me kanabis, kokainë, pistoletë manovër e thikë metalike.

Po ashtu 3 shoferë kanë rënë në pranga, kurse një 29-vjeçar u arrestua gjithashtu pasi në firmën që administron i është dëmtuar një punëtor.

Më 4 qershor njofton Policia, ka ndodhur një vetërasje në rrugën ‘’Mustafa Lleshi’’ ku një 80-vjeçar në kushte depresioni i dha fund jetës.

Po ashtu 3 ditë më parë një 57-vjeçar ra aksidentalisht nga lartësia e banesës dhe prej plagëve ndërroi jetë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. F.M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis;
  2. Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 29 vjeç pasi në firmën në administrim të tij është dëmtuar punëtori i firmës shtetasi H. S., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. Z., 41 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;
  2. K., 45 vjeç dhe F. K., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
  • Me datë 04.06.2021, në rrugën “Mustafa Lleshi” dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë në banesën e tij shtetasi R. M., 80 vjeç.
  • Me datë 02.06.2021, në Bathore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij shtetasi H. L., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital.

Më datë 04.06.2021, në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë, është gjetur mjeti i braktisur “Benz Mercedez”, në pronësi të shtetasit B. M., 47 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi