Kampi i vdekjes/ Ish-ministri i Brendshëm zbulon se 23 fëmijë shqiptarë ndodhen mes tmerrit të Sirisë

Që prej publikimit të lajmit të Alvinit i cili ka mbetur i vetëm në kampet e kurdëve në Siri, duket se sitauata është tensionuar dhe një vëmendje më e madhe po i kushtohet kësaj çështje.

Në një lidhje me skype nga SHBA me RTV Ora, ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka folur më gjerë mbi gjendjen në të cilën ndodhet kampi Al-Hol në Siri.

Ish-ministri Demiraj është shprehur se e ka vizituar rreth katër muaj më parë këtë kamp ku sipas tij aty ndodhen rreth 23 fëmijë shqiptarë.

Demiraj është shprehur se largimi i fëmijëve shqiptarë nga kampi sirian është e vështirë, pasi tashmë ndikon edhe rolit që ka marrë Rusia për vakumin e krijuar nga tërheqja e ShBA brenda këtij kampi.

“Në Siri dhe Irak janë larguar 144 persona, një pjesë janë vrarë. Rreth 23 fëmijë sot gjenden në kampin Al Hol. Personalisht kam qenë para katër muajve në atë zonë, në Kurdistan, edhe pse nuk është bërë publike. Është një situatë e tmerrshme. Ky kamp quhet ndryshe edhe si kampi i vdekjes me 68 mijë persona nga të cilët 20 mijë veta janë fëmijë 5 vjeçar. Sa i përket detyrimit të shtetit shqiptar dhe komunitetit fetar, të dy kanë rolin e tyre të rëndësishëm.

Në rast se do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin në një kohë rekord do bëhej i mundur riatdhesimi ose spostimi i tyre brenda Turqisë. Kryeministri Rama ka marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Erdogan.

Ushtria turke është afruar deri afër kampit. Një koordinim i mirë i Ministres së Mbrojtjes Xhaçka me homologun turk, në bashkëpunim me Ambasadën tonë në Stamboll dhe Ambasadën amerikane në Ankara të bëhej riatdhesimi i këtyre personave. Nuk ka ndodhur se nuk është aq e lehtë. Kampi ruhet nga forcat kurde. Kjo bëhet përmes një marrëveshje. Sot këtë vakumin mes pjesës siriane dhe kufirit turk sot po e monitoron dhe patrullon ushtria ruse.”-është shprehur Demiraj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi