Kalonte klandestin kundrejt 400 euro, arrestohet 60-vjeçari i dënuar

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 60-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kristo Gole, nga fshati Bardhaj i Beratit, është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg në janar të 2018 nga gjykata e Apelit të Gjirokastrës. Bashkë me të birin, më 23 maj të vitit të kaluar në Kakavijë, dhe me H.G dhe M.SH, të dy të arrestuar, ndihmuan 4 persona të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt shumës prej 400 Euro secili.

Pasi u evidentuan nga Policia Kufitare Kristo Gole arriti ti shmangej arrestimit. Ai u kap nga autoritetet greke dhe u ekstradua në vendin tonë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi