Kalon për gjykim çështja ndaj Safet Gjicit dhe Alma Kaçit

Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit

Bëhet të ditur se ata do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”. Në të njëjtën seancë gjyqtarja paraprake pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Në rast se ish-kryebashkiaku dhe Kaçi shpallen fajtorë, ato përfitojnë ulje të dënimit me 1/3-ën.

Kujtojmë se ishte video-skandali i bërë publik në Qershor të këtij viti, ai që çoi para drejtësisë dy të akuzuarit.

Ndaj Alma Kaçit është marrë masa e sigurisë arrest shtëpie dhe  ndalimit i daljes jashtë shtetit, ndërsa prej muajsh ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ndodhet prapa hekurave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi