13.5 C
Tirana

Kalon për gjykim çështja e ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberit

Më datë:

Kalon për gjykim çështja e Ervis Berberit dhe të pandehurve të tjerë të dyshuar për abuzime me tenderat e ARRSH-së.

Më herët në qershor të këtij viti, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar SPAK, njoftoi se ka çuar në gjyq ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberin dhe 21 persona të tjerë, si të dyshuar se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera.

SPAK ka hetuar mbi 8 procedura tenderimi dhe në 6 prej tyre ka rezultuar se Berberi, është korruptuar nga 3 biznesmenët, Valter Begaj, Brunilda Buli e Ervis Lami, të bashkëpandehur me të, në vlerën e mbi 77 milionë lekëve.

Këto para, janë marr nga ish-zyrtari nëpërmjet kompanisë DAAM shpk, pronësinë e të cilës ia kishte kaluar fiktivisht 3 biznesmenëve në 2019.

Përmes hetimeve dhe të dhënave të përftuara nga kompjuterat dhe telefonat e të pandehurve, SPAK thotë se ka dokumentuar që Berberi kishte lidhje dhe kontrollonte këtë kompani duke përdorur financat e saj.

Ndërkohë, hetimet për 8 tenderat, kanë nxjerr edhe përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në shkeljen e barazisë së kompanive në procedurat e prokurimit, duke favorizuar në 7 raste kompaninë “Net group” SHPK dhe në një rast tjetër “EuroElektra” Shpk.

Për këtë arsye, 18 zyrtarë, janë marrë të pandehur për akuzat e “Shkeljes së barazisë në tendera”. 3 prej tyre edhe për falsifikim dokumentesh në funksion të favorizimit të kompanive.

Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka vënë në sekuestro kompaninë DAAM shpk dhe 12 pasuri të tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gogu: Opozita nuk ka debatuar në Kuvend mbi çështjet për të cilat kërkon mocion

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu...

Mersini: Intensifikim i kontrolleve, masa ndaj shkeljeve mjedisore dhe objekteve pa leje

 Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini inspektoi në...

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrton...

Strazimiri: Kandidatët për Avokatin e Popullit nuk kanë mbështetjen e PD

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri bëri të ditur...